Në datën 19 Tetor, raporti i Bankës Botërore evidentonte se Shqipëria ishte e kërcënuar nga korrupsioni po aq sa nga fatkeqësitë natyrore, e pikërisht korrupsioni është emërues i përbashkët i komisioneve hetimore që po kërkon opozita, kërkesë që ka çuar në kolaps jetën parlamentare.
Pak ditë më parë kreu i SPAK Altin Dumani konfirmoi se komisionet hetimore nuk janë pengesë për hetimet e SPAK përkundrazi, kanë kontribut në proceset hetimore.
Në vijimësi të këtyre zhvillimeve ka ardhur edhe reagimi nga Komisioni Evropian ka publikuar këtë të mërkurë raportin vjetor mbi politikat e zgjerimit të BE 2023 për Shqipërinë, ku skanohet qartë dhe në mënyrë të paannshme aktualiteti politik.
Raporti i Komisionit Evropian evidenton se e drejta e opozitës për Komisione Hetimore garantohet nga Kushtetuta dhe se refuzimi i mazhorancës me argumentin qe do ndryshojë ligjin për Komisionet Hetimore nuk qëndron për sa kohë ligji ekzistues është në fuqi.
Komisioni Evropian e konsideron si të paprecedentë përjashtimin nga punimet e Kuvendit të 23 deputetëve të opozitës.
As zgjedhjet e 14 Majit nuk i shpëtuan raportit të Komisionit Evropian ku u evidentuan keqpërdorimi i resurseve shtetërore, presioni ndaj votuesve dhe fenomenin e shitblerjes së votës, që ka deformuar plotësisht vullnetin e qytetarëve.
Ky skaner i bërë nga Komisioni Evropian është vetëm maja e ajsbergut të shkeljeve të kësaj qeverie, kreu i së cilës po bën Kurban shqiptarët dhe Shqipërinë teksa përmes marrëveshjeve okulte kërkon të zgjasë jetëgjatësinë në pushtet!
© SYRI.net