12.6 C
Tetovo
E martë, 13 Maj, 2025
BallinaLajmeGurë-themeli për shkollën fillore të Sellcës, pritet të hidhet, deri në fund...

Gurë-themeli për shkollën fillore të Sellcës, pritet të hidhet, deri në fund të vitit, paralajmëroi ministri Shaqiri

Sapo të mbarojë përzgjedhja e operatorit ekonomik do të hidhet gur-themeli për objektin e shkollës fillore në fshatin Sellcë të Tetovës, kështu ka paralajmëruar sot ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri. Këtë objekt banorët e fshatit Sellcë e presin me vite të tëra pasi objektet ekzistuese ku nxënësit ndjekin mësim janë në kushte shumë të këqija.

Gur-themeli pritet të hidhet brenda këtij viti i cili po mbaron në më pak se dy muaj.

“Është në procedurë të përzgjedhjes së operatorit ekonomik, nuk e di edhe sa ditë kanë mbetur, 15 ose 20, do të jemi transparent me opinionin dhe shpresoj që brenda këtij viti, sa të mbarojnë punët e operatorit ekonomik të kemi mundësinë që të hedhim gurë themelin për shkollën e Sellcës”, tha Jeton Shaqiri për mediat.

Nxënësit e fshatit Sellcë mësimin e ndjekin në kushte të vështira dhe në dy objekte, njëri është një barakë e ndërtuar rreth viteve të 60-ta ndërsa tjetri u fillua në vitin 2000, mirëpo objekti mbeti vetëm një konstruksion.

Ndërtimi i objektit të ri të shkollës së Sellcës është edhe pjesë e programit zgjedhor me të cilin garoi BDI-ja në zgjedhjet e fundit parlamentare. Konkretisht në faqe 134 thuhet se “vlera do të jetë 1.153.000 euro .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments