Avokati i Popullit, Naser Zyberi thotë se në aksionin policor të para dy javëve në Burgun e Idrizovës, policia ka tejkaluar kompetencat që ka, shkruan TV21. Zyberi thotë se nga përpunimi i të dhënave është konstatuar se ka pasur shkelje të të drejtave të të burgosurve.“Po, ka përfunduar procesi i përpunimit të regjistrimeve të videove që i kemi marrë dhe raportin do ta dorëzojmë, për fat të keq ka elemente të shkeljes së të drejtave. Në aspektin e tejkalimit të kompetencave nga ana e anëtarëve të MPB-së”, tha Zyberi/tv21.tv