6 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRama orienton SPAK-un: Merruni me hajdutët e pulave, me ata që lëshoj...

Rama orienton SPAK-un: Merruni me hajdutët e pulave, me ata që lëshoj unë dhe me ata ku ju ndërsej unë

Asambleja shëtitëse e Partisë Socialiste ka ndaluar sot në Durrës, nga ku ka mbajtur fjalën e tij edhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës, kreu i qeverisë u ndal te reforma në drejtësi, ku tha se nuk do ketë më të paprekshëm, që nga ata me kthetra të gjata e deri tek hajdutët e pulave.

Pasi u tregoi vendin amerikanëve në Asamblenë e Fierit, ku u tha se Reformën e ka bërë Partia Socialiste, sot, Rama është kujdesur që mos t’i përmendë më fare ata, por t’u çojë mesazh SPAKISTAVE që të merren vetëm me njerëzit që lëshon ai nga të vetët, me opozitën ku ta ndërsejë ai dhe të mërret me hajdutët e pulave sepse ai e ka patur premtim elektoral në 2013 luftën ndaj hajdutëve të pulave.

Pjesë nga fjala e Ramës:

 “Në fushatën e 2013-ës, në çdo vend njerëzit thoshin aman na hiqni krimin, kriminelët se na mbytën. Në të gjitha nivelet, që nga ata me kthetra të gjata te hajdutët e pulave. Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në gjithë Europën. Këtë vit kemi një rënie drastike të numrit të vrasjeve.

Kushdo që del nga rruga, do duhet të përballet me ligjin. Sot është e qartë që ky do jetë rregulli, kush merr besimin e njerëzve, merr një detyrë që është aty për interes të publikut dhe pastaj me forcën që jep detyra kërkon të përfitojë në kuadër të pushtetit, do përballet me ligjit. Ne duam një drejtësi që godet majtas dhe djathtas, ky është fakt. Nuk është e kënaqshme kur sheh që një pjesë njerëzish që ke ndarë një rrugë shfaq një tjetër fytyrë, por nga ana tjetër është gjëja e duhur. Kjo është gjëja që kemi kërkuar dhe ajo që po ndodh. duhet të bëjmë çdo gjë që kjo të bëhet e pakthyeshme. Ulja e numrit të vrasjeve rrefkëton një moment tjetër. Dhe kjo do të thellohet normalisht në të gjitha dimensionet e veta. Durrësi është një zonë me rëndësi strategjike, do të jetë kantieri i një sërë ndryshimesh të mëdha.”, u shpreh Rama nga Durrësi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments