7 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEmisari i dialogut dy ditë në Kosovë, Kurti tregon pse nuk e...

Emisari i dialogut dy ditë në Kosovë, Kurti tregon pse nuk e takoi Lajçakun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar të martën pse nuk e priti dje përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti duke iu përgjigjur gazetarëve, theksoi se ‘nuk ka nevojë ta takojë atë’, meqë ka pasur edhe obligime të tjera, derisa shtoi se ‘gjithçka është në rregull’ meqë është zhvilluar takimi mes Lajçakut dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Bislimi, dje (e hënë) pati një darkë pune me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, thuhet se në atë takim u diskutua lidhur me “të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit”.

Lidhur me këtë çështje, Kurti foli gjatë vizitës në fshatin Trebovic të Pejës, me c’rast vizitoi familjen egjiptase të Gëzim Sakut, përfitues i projektit për ndërtimin e shtëpisë, në kuadër të thirrjes së Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL).

Kurti potencoi se familja shtatë anëtarësh e komunitetit jo-shumicë, në muajin dhjetor do të hyjë në shtëpinë e re.

Kryeministri Kurti, sot bashkë me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi vizituan familjet e komuniteteve jo shumicë të cilat kanë janë përfituese të thirrjes së kësaj ministrie, për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive të tyre.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments