7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLajçak informon opozitën në Kosovë për Asociacionin

Lajçak informon opozitën në Kosovë për Asociacionin

Krerët opozitar ankohen për mungesë informacioni

Krerët e partive opozitare janë informuar nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak për hapat që ka ndërmarrë BE-ja për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit si dhe draftin e Asociacionit që i është propozuar qeverisë. Liderët e dy partive më të mëdha opozitare PDK e LDK janë ankuar se po mbahen në terr informativ sa i përket procesit të dialogut si dhe draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndryshe nga Krasniqi e Haziri kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në takim me emisarin Lajçak kanë pasur mundësi ta lexojnë në tërësi dokumentin e draft-statutit të Asociacionit.

“E kemi lexuar draftin në tërësi. Drafti i shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni u jep qytetarëve në këto komuna. Çdo herë u referohet ligjeve dhe Kushtetutës. Komentet se a pajtohemi me këtë draft do të bëhen pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë draft pra nuk ndryshojnë përgjegjësitë e komunave dhe Asociacioni nuk merr nga këto përgjegjësi, por janë plotë lehtësira që krijohen në arsim, shëndetësi, funksion dhe mundësi që jep Asociacioni”.

Sipas tij duhet garantuar Kosovën se nuk do të ketë shqetësime nga obligimet që merr sot. Lajçak paraprakisht kishte takuar ambasadorët e akredituar në Kosovë si dhe komandantin e KFOR-it ndërsa një ditë më parë ai ka takuar zv/kryeministrin Besnik Bislimi me të cilin ka biseduar për takimet e radhës në Bruksel dhe zbatimin e marrëveshjeve.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments