4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTre liderët e opozitës mbledhin 487 persona në Sheshin Skenderbeu!

Tre liderët e opozitës mbledhin 487 persona në Sheshin Skenderbeu!

“Lidhja Europiane për Ndryshim” kështu quhet koalicioni i opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut i përbërë nga partia e Kasamit,Mexhitit dhe Gashit informon Tetovasot.

Kjo u promovua një ditë më parë në Sheshin Skënderbeu ku tre liderët treguan edhe arsyet e këtij fronti të përbashkët mes tyre për të përmbysur qeverinë.

Por sa në fakt ishte numri i të pranishmëve pikërisht në Sheshin e heroit tonë të madh.

Ndonëse janë tre subjekte ata kanë arritur të tubojnë bashkë vetëm 487 persona .

Koalicioni i frontit opozitar shqiptar – Lëvizjes demokratike, Lëvizjes Besa dhe Alternativës thanë se mbeten fuqishëm në angazhimet e veta për integrim të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Edhe pse me një emër të ri në një front të përbashkët,sërish secili prej tyre do të mbetet lider në partinë e vet politike, por me synimin që të bëjnë ndryshimin në kampin politik shqiptarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments