12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaTrump tha se do ta përfundonte për 24 orë luftën në Ukrainë.Zelensky...

Trump tha se do ta përfundonte për 24 orë luftën në Ukrainë.Zelensky fton Trumpin në Ukrainë: Më duhen 24 minuta për t’ia sqaruar që ai nuk mund ta menaxhojë këtë luftë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka kërkuar prej Shteteve të Bashkuara më shumë fonde për t’i bërë ballë Rusisë dhe ftoi ish-presidentin, Donald Trump të vizitojë personalisht Kievin.

Zelensky tha se ushtarët amerikanë mund të tërhiqen në një konflikt më të gjerë evropian me Rusinë nëse Uashingtoni nuk rrit mbështetjen.

“Nëse Rusia na vret të gjithëve, vendet e NATO-s do të sulmojnë dhe pastaj ju do të dërgoni djemtë dhe vajzat tuaja”, u tha presidenti ukrainas amerikanëve në një intervistë për NBC.Presidenti demokrat i SHBA-së, Joe Biden i bëri thirrje Kongresit amerikan të miratojë një ligj për financimin shtesë, kryesisht për forcimin e mbrojtjes së Ukrainës, por edhe për ndihmën për Izraelin, rajonin Indo-Paqësor dhe forcimin e sigurisë kufitare.Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga republikanët në vend të kësaj miratoi një projektligj javën e kaluar që ofronte 14.3 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin, por pa rritur ndihmën për Ukrainën.

Ndërkohë, Trump dëshiron të kthehet në Shtëpinë e Bardhë përmes zgjedhjeve të vitit të ardhshëm dhe është favoriti kryesor i partisë së tij. Ai kritikoi ashpër Bidenin për ndihmat që po i dërgon drejt Kievit, duke thënë se mund t’i jepte fund luftës në 24 orë nëse zgjidhet president i SHBA-së.

“Nëse ai mund të vijë, do të më duhen 24 minuta për t’i shpjeguar presidentit Trump se si nuk mund ta menaxhojë këtë luftë”, tha Zelensky, më pas shtoi se “ai nuk mund të dërgojë drejt paqes për shkak të Vladimir Putinit”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments