8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEskobar: Problemi më i madh në ballkan është korrupsioni, do të vazhdojnë...

Eskobar: Problemi më i madh në ballkan është korrupsioni, do të vazhdojnë sanksionet

Zëvendës Ndihmësi Sekretar Amerikan i Shtetit i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, ka theksuar se problem më I madh në Ballkanin janë sfidat me sundimin e së drejtës dhe korrupsionin. Gjatë një interviste telefonike për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase Eskobar  ka bërë të ditur se sanksionet e SHBA-së kundër aktorëve të korruptuar janë mjaft efektive dhe se mund të priten edhe sanksione të tjera.

Eskobar, i ka komentuar edhe shqetësimet se ndryshimet kushtetuese mund të votohen në llogari të cënimit të sundimit të së drejtës dhe se zvogëlimi i dënimeve me burg për funksionarët është bërë me qëllim që të sigurohen votat për ndryshimet kushtetuese.

GABRIEL ESKOBAR, DIPLOMAT AMERIKAN

“Nuk do të spekuloj për ndodhitë në planin e brendshëm. Këtë duhet ta vendos RMV-ja. Duhet të vazhdojnë reformat që nevojiten për anëtarësim në BE. Ky duhet të jetë qëllimi i RMV-së, e jo për përfitime vendore politike. Ne do të vazhdojmë të jemi afër njerëzve që dëshirojnë reforma dhe që duan t`i përmbushin kërkesat evropiane”.

Diplomati amerikan, ka theksuar se nuk ka informacione për negociata të mundshme dhe “pazare” për ndryshimet kushtetuese midis Qeverisë dhe ish-Kryeministrit Nikola Gruevski, sic kishte deklaruar për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemajnë Cajtung”, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Eskobar po ashtu ka theksuar se kolegët bullgar e kanë bindur se nuk kanë qëllime për të vënë kushte tjera për Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

GABRIEL ESKOBAR, DIPLOMAT AMERIKAN

“Unë kam pasur biseda me kolegët e mi bullgarë dhe më kanë siguruar se nuk kanë ndërmend të shtojnë më shumë kushte. Bullgaria dëshiron të shohë progres të udhërrëfyesit. Dhe ne duam të jemi të sigurtë se mund të punojmë me të gjitha palët që të sigurohemi se kushtet janë përmbushur. Por, kjo duhet të bazohet në fakte dhe në obligimet ekzistuese që të sigurohemi se RMV-ja mund të lëviz përpara në procesin aderues”.

Pyetjes së Zërit të Amerikës: Pra nuk do të ketë tjetër veto nëse plotësohen kushtet e tjera, Eskobar iu përgjigj se ai kështu e ka interpretuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments