Vonë pasdite rajonin më i gjerë i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dhe intensive, bubullima dhe breshër. Rrugët e qytetit janë të mbushura përplot me ujë, por për momentin nuk ka dëme materiale.
Reshjet e dendura të shiut që vazhdojnë edhe sonte në akset rrugore, në rajonin më të gjerë të Dibrës kanë shkaktuar rrëshqitje të shpeshta të gurëve dhe dheut.
Nga Njësia e Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale e Dibrës konfirmojnë se komunikacioni po zhvillohet pa probleme, por rekomandohet ngasje të kujdesshme dhe respektim të sinjalistikës rrugore.
Zakonisht në drejtimin rrugor Dibër – Mavrovë, rrëshqitje të dheut janë më të shpeshta afër fshatrave Rajçicë, Kosovrast dhe Jançe, vendi “Rostushki Most”, pastaj afër Manastirit të Bigorit dhe vendit “Seneçki Livadi”, në rrugën për në Strugë afër vendit “Tri Çeshmi”, si dhe vendi “Kokoshkina krasta” në rrugën “Melniçki Most”- Qendër Zhupë.
Nën kompetencë të këtij seksioni janë akset Dibër – Zhirovnicë (drejtimi rrugor Dibër-Mavrovë), Dibër – Glloboçicë (drejtimi rrugor Dibër-Strugë), rruga për në pikën kufitare “Bllato”, pastaj krahu “Ura e Boshkos” në drejtim të fshatrave Reka e Vogël, si dhe rruga “Melniçki Most”-Qendër Zhupë ose mbi 110 kilometra.