11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSkriningu drejt fundit, asgjë nga ndryshimet kushtetuese

Skriningu drejt fundit, asgjë nga ndryshimet kushtetuese

Një muaj na ndan nga përfundimi i procesit të skriningut, pas të cilit pritet që Maqedonia praktikisht të fillojë hapjen e kapitujve të negociatave. Siç informuan autoritetet vendase, por më parë edhe ambasadori evropian Dejvid Gir, faza e skriningut po lëviz në përputhje me dinamikën e paraparë.

“Kanë mbetur tre kapituj deri në fund të skriningut, përkatësisht kapitulli 12- Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare, kapitulli 30- Marrëdhëniet e jashtme dhe skriningu përfundon me kapitullin 31- Politika e jashtme, e sigurisë dhe mbrojtjes më 7 dhjetor 2023″, njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Megjithatë, që vendi të fillojë hapjen e kapitujve të negociatave, me mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare, duhet të përfundojë procesi i ndryshimeve kushtetuese. Tani për tani ky proces është në ngecje dhe kjo sipas disa ekspertëve mund të rezultojë me pasiguri në marrëdhëniet Shkup-Bruksel.

“Status kuo-ja në kuadër të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat janë hapi i nevojshëm për ne për të mbajtur Konferencën e Dytë Ndërqeveritare dhe për të përfunduar zyrtarisht procesin e hapjes së negociatave, sigurisht që do të gjendemi në një pasiguri politike”, u shpreh Simonida Kacarska – Instituti për Politika Evropiane.
Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane thekson se përveç politike, kjo status kuo në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian mund të shkaktojë edhe implikime ekonomike.

“Për sa i përket stabilitetit politik të vendit, sigurisht që nuk është i mirë dhe do të ketë ndikimin e vet në mënyrën se si na shohin investitorët potencialë, për çka është thelbësore që procesi i aderimit të ketë njëfarë sigurie”, theksoi Simonida Kacarska – Instituti për Politika Evropiane.

Edhe pse për momentin, të paktën në publik, nuk ka ndryshime në qëndrimet e partive politike për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese, përfaqësuesit e qeverisë shprehën besimin se procesi mund të përfundojë deri në fund të dhjetorit. Po ashtu, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nga Shkupi, tha se ekziston mundësia që klasteri i parë negociator me Maqedoninë të hapet në dhjetor. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments