0.5 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRrustem Mustafa-Remi, ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale

Rrustem Mustafa-Remi, ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale

Rrustem Mustafa, komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të  Llapit është ftuar nga Zyra e  Prokurorit të Specializuar nesër në ora 9:00 të intervistohet në Kompleksin e EULEX në Fushë Kosovë.

Madje në fletë thirrjen zyrës së  Prokurorit të Specializuar emrin Fushë Kosovë e kanë shkruar në dy gjuhë. Në përkthimin në gjuhën shqipe shkruan  dhe ne gjuhen serbe “Kosovo Polje”.

Sipas burimeve të portalit “Pa Rrotlla”, Zyra e Prokurorit të Specializuar “Ka konstatuar së Rrustem Mustafa posedon informacione në një apo me shume vepra që lidhet në juridiksionin e Dhmoave të Specializuara”

Madje sipas burimeve tona në rast së Rrustem Mustafa nuk paraqitet nesër në ora 9:00 ai mund të gjobitet dhe të burgoset!

Kujtojmë së në  vazhdën e këtyre bastisjeve gjatë kësaj jave, pjesëtarë të EULEXIT në mëngjesin e sotëm vazhduan me bastisjen e shtëpisë të komandantit Isni Kilaj.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Specializuar, Christopher Bennett, ka treguar së Specialja është duke kryer operacione të vazhdueshme me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Ndërkaq, të mërkurën është bastisur edhe shtëpia e Ismail Sylës, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, me ç’rast i është konfiskuar telefoni.

Ndërsa të martën është bastisur shtëpia e Artan Behramit, poashtu ish-këshilltar i Thaçit si dhe shtëpia e prindërve të tij.

Bastisjet që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë, ditëve të fundit janë kryer edhe tek shtëpitë e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Blerim Shalës dhe ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakajt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments