Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja sot nënshkruan Memorandum për mbështetje eksperte për përpunimin e Strategjisë nacionale për siguri.
Memorandumin, siç kumtoi sot pasdite shërbimi qeveritar për shtyp, e nënshkruan kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ambasadorja amerikane në vend, Anxhela P. Ageler.
“Ky bashkëpunim në një prej çështjeve më thelbësore për shtetin është vetëm edhe një vërtetim për partneritetin strategjik dhe shkallën e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Siç e dini, më 19 shtator, Qeveria e miratoi informatën për nevojën e përpunimit të Strategjisë nacionale për siguri, e cila do të paraqesë një dokument thelbësor dhe strategjik dhe vizion bashkues për shtetin tonë në definimin e interesave jetike dhe strategjike për shoqëri të sigurt dhe stabile”, theksoi Kovaçevski pas nënshkrimit të Memorandumit.
Strategjia është paraparë t’i integrojë të gjitha ministritë dhe institucionet të cilat kanë qasje drejt mbrojtjes dhe promovimit të interesave të sigurisë së vendit dhe do ta prëcaktojë vendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekstin rajonal, evropian dhe global të sigurisë.
Më paraqet gëzim që për këtë qëllim dhe përmes Memorandumit që do taq nënshkruajmë sot, drejt ekipit të ekspertëve tanë kyçet edhe një profesionist amwrikan për siguri nacionale me mbi 35 vite përvojë pune në planifikimin strategjik, komunikime ekzekutuese dhe operacione multinacionale, si dhe shërbim të shquar ushtarak në nivel global”, potencoi Kovaçevski.
Ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela P. Ageler theksoi se miqësia strategjike sjellë përfitime të mëdha për të dy shtetet.
“SHBA-ja është krenare, ne jemi krenarë për miqësinë tonë dhe për mbështetjen dhe bashkëpunimin me këtë vend dhe jemi krenarë që ky është partneritet strategjik që sjellë përfitime të mëdha për të dy vendet. ky nuk është partneritet i njëfishtë, dhe atë e kemi parë jo vetëm me anëtarësimin e këtij vendi në NATO dhe kontributet që i kanë dhënë ndaj Ukrainës, por edhe në shumë aspekte të tjera të partneritetit dhe miqësisë sonë”, potencoi Ageler.