3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRMV / Ministria e Drejtësisë do të formojë grup pune për reformën...

RMV / Ministria e Drejtësisë do të formojë grup pune për reformën në Këshillin Gjyqësor

Ministria e Drejtësisë e njoftoi se, gjatë javës së ardhshme do të formohet grup pune i cili do të punojë  në reformën e Këshillit Gjyqësor. Në grupin e punës do të përfshihen përfaqësues të Shoqatës së Gjyqtarëve, përfaqësues nga sektori joqeveritar, si dhe përfaqësues të komunitetit akademik dhe ekspertë nga fusha përkatëse. Në të njëjtën kohë, për të siguruar gjithë përfshirjen në të gjithë procesin,  ftesë për pjesëmarrje në grupin e punës do t`u dërgohet  edhe përfaqësuesve të partive më të mëdha politike në vend, transmeton telegrami.mk.

Për të siguruar një ekspeditivë dhe azhurnitet më të lartë, grupi i punës do të fillojë me punë menjëherë pas formimit të tij, ndërsa në mënyrë plotësuese  do t’i dërgohen vërejtjet dhe komentet nga Raporti i Misionit vlerësues që është realizuar nga Bashkimi Evropian në vend, informuan nga MD.

“Pretendimet nga këto raporte grupi i punës do t`ua adresojë  dispozitave konkrete ligjore për tejkalimin e dobësive të konstatuara në lidhje me zgjidhjet ligjore dhe zbatimin e tyre në praktikë. Ministria e Drejtësisë dëshiron të theksojë rëndësinë e reformës së Këshillit Gjyqësor, si  organ që do të kontribuojë në rikthimin e besimit të qytetarëve dhe të gjithë publikut në sistemin gjyqësor”, shtojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Këto janë vetëm një pjesë e vërejtjeve nga ana e Komisionit për mbikëqyrjen e kryer gjatë gjashtë muajve të parë të vitit.

Sistemi AKMIS i zbatuar nëpër gjykata duhet të sigurojë shpërndarjen elektronike të lëndëve pa ndikimin e faktorit njerëzor.

Baza e AKMIS-it është në Gjykatën Supreme dhe në të mund të hyjnë anëtarët e  Këshillit Gjyqësor dhe kryetarët e gjykatave themelore, por nuk mund të intervenojnë. Instalimi i sistemit filloi në janar 2020, kur ministër i Drejtësisë asokohe ishte Mihajllo Manevski nga VMRO-DPMNE, ndërsa kryetar i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski.

Nga viti 2010 AKMIS, ishte operativ në të gjitha 34 gjyqet e Maqedonisë së Veriut, duke e zëvendësuar shpërndarjen manuale të lëndëve. Nevoja për kontroll të sistemit AKMIS erdhi pasi që në raportin e Pribesë u tha se “ka perceptime se lëndët gjyqësore nuk janë duke u ndarë nëpërmjet Sistemit AKMIS”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments