Është duke u bastisur shtëpia e Ismail Sylës, ish-këshlltar i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, shkruan Ekonomia Online.
Operacioni po zhvillohet nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara dhe po mbështetet nga policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it.
Specialja po ashtu gjatë këtyre dy ditëve të kaluara ka bastisur shtëpitë e tre ish-këshilltarëve të tjerë të Hashim Thaçit, Artan Behrami, Blerim Shala dhe Bashkim Smakaj.