-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHovenier i bindur: Drafti i Asociacionit në përputhje me Kushtetutën, gjykata mund...

Hovenier i bindur: Drafti i Asociacionit në përputhje me Kushtetutën, gjykata mund ta vërtetojë

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ka potencuar se ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me vendimin ekzistues të Gjykatës Kushtetuese, si dhe me letrën e Mogherinit, që thotë se nuk ka kompetenca ekzekutive.

“Sipas këndvështrimit tonë, [Asociacioni i komunave me shumicë serbe] duhet të jetë në përputhje me editorialin dhe qëndrimin që ShBA-ja e shprehu përmes Derek Chollet, këshilltarit të Departamentit të Shtetit dhe Gabriel Escobar, të dërguarit tonë të posaçëm, që parashtruan vizionin tonë për këtë”, tha Hovenier për “Politiko” në Kanal10.

Sipas tij, ky draft-statut e bën atë dhe i lejon Kosovës që të ecë përpara, i adreson shqetësimet legjitime të komunitetit etnik serb për të pasur mundësi që të ushtrojnë më mirë të drejtat që kanë sipas Kushtetutës së Kosovës dhe sipas Ahtisaarit.

“Pika a fundit: a është në përputhje me Kushtetutën? Ne besojmë se po, besojmë se është në përputhje të fortë. Por, do të theksoj gjithashtu se edhe ne e pranojmë dhe një nga elementët e saj është organi përfundimtar për të përcaktuar kushtetutshmërinë e çdo gjëje në Kosovë është vetë Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Dhe draft-statuti ka modalitete në të për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë në gjendje ta miratojë edhe atë vendim”, ka thënë ambasadori për Politiko.

Duke komentuar shqetësimet e partive dhe figurave politike në Kosovë, Hovenier ka deklaruar  se vet e ka thënë zyrtarisht shumë herë se “çka nuk duam është një entitet tjetër i ngjashëm me Republikën Srpska në Kosovë”.

“Ne besojmë se ky draft-statut e shmang një gjë të tillë. Ne besojmë se përputhet me Kushtetutën e Kosovës. Ua mundëson komunave me shumicë serbe në Kosovë që të punojnë së bashku për të ushtruar përgjegjësitë dhe autoritetin që e kanë, por në një mënyrë që respekton Kushtetutën e tashme të Kosovës. Pra, kjo është përgjigja ime për ata që e shprehin këtë shqetësim: pajtohemi se ky është shqetësim, por besojmë se këto shqetësime janë trajtuar në këtë draft-statut”, tha ambasadori Hovenier.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments