9.6 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë Ditën Ndërkombëtare të Kursimit, qytetarët: Mezi sigurojnë të ardhura për jetë...

Në Ditën Ndërkombëtare të Kursimit, qytetarët: Mezi sigurojnë të ardhura për jetë normale

31 tetori njihet si Dita Ndërkombëtare e Kursimeve. Por a kursejnë qytetarët tanë me pagat që marrin?! Të anketuar nga Alsat ata thonë se mund të kursejnë vetëm ata që marrin paga të larta, ndërsa të tjerët vështirë se sigurojnë ekzistencën.

“Si të kursehet, nuk arrijnë as për kushte normale e jo më të kursejmë, nuk ka kursime, nëse nuk i rrisin pensionet, pensionistët do të shkojnë të uritur.

“Unë e kam pensionin shumë të ulët, pension social, nuk del as për cigare, e ku për bukë e për jetesë, kjo është.”

“Mundët, varët nga pensioni dhe pagat, ata që kanë paga të mira do të kursejnë e tjerët asgjë, shumë e frikshme, duhet të mendohet për ata që kanë të ardhura të ulëta por edhe për tjerët, ata që kanë të ardhura të larta nuk mendojnë për tjerët por qeveria duhet të mendoje për të varfrit.”

“Shumë e vështirë sepse vetëm flitet për inflacion, gjithçka është shtrenjtuar, nuk arrin as pensioni e as paga mujore, kjo është përditshmëria jonë, unë jam pensionistë. A mund të kursehet nga pensioni? Varet se çfarë pensioni merr por nëse merr pension të ulet nuk mbërrin as për gjërat elementare, pra vështirë, kohëra të vështira.”

Sipas guvernatores së Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska, kemi rritje të depozitës për 20% nga qytetarët e vendit të cilët kanë depozita nëpër banka në vlerë prej 340 milion denarë. Sipas sajë, janë rritur edhe depozitat shumëvjeçare të familjeve dhe për momentin janë në nivel më të lartë se 10 vitet e fundit. Ajo shton se qytetarët tanë kanë besim në sektorin bankar duke qenë se sistemi është i qëndrueshëm me kapital të lartë. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments