3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaSulmi në aeroportin e Rusisë/ Kadyrov urdhëron policinë të qëllojë protestuesit mes...

Sulmi në aeroportin e Rusisë/ Kadyrov urdhëron policinë të qëllojë protestuesit mes trazirave anti-izraelite

RUSI- Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov, ka lëshuar urdhra për të qëlluar dhe për të vrarë protestuesit, që tentojnë të kryejnë sulme antisemite, (paragjykim ose urrejtje ndaj hebrenjve) si ai që ndodhi në aeroportin e Dagestanit, Rusi ditët e fundit, raportojnë mediat e huaja.

“Bëni tre të shtëna paralajmëruese në ajër, dhe nëse personi nuk i bindet ligjit më pas, bëni goditjen e katërt në ballë. Kjo është porosia ime,” tha udhëheqësi çeçen.

Kadyrov tha se kushdo që mori pjesë në trazirat do të arrestohej dhe burgosej.

Çfarë ndodhi në aeroportin rus?

Qindra persona disa që mbanin parulla me slogane antisemitike, u vërsulën drejt asfaltit të aeroportit në Makhachkala, kryeqyteti i rajonit me mbizotërim mysliman, të dielën mbrëma, duke kërkuar pasagjerë izraelitë në fluturimin nga Tel Avivi, sipas raporteve të lajmeve ruse. Më shumë se 20 persona u plagosën, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, tha Ministria e Shëndetësisë e Dagestanit. Të plagosurit përfshinin oficerë policie dhe civilë. Të paktën 60 persona u arrestuan gjatë trazirave, tha Ministria e Brendshme e vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments