-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeklaratat e Dodik për “Serbinë e Madhe”, Rama: E rrezikshme! I shqetësuar...

Deklaratat e Dodik për “Serbinë e Madhe”, Rama: E rrezikshme! I shqetësuar dhe i befasuar nga mungesa e reagimit të BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar heshtjen e BE ndaj deklaratave nxitëse dhe të kreut të Republika Sërpska, Milorad Dodik, i cili flet pë “Serbinë e Madhe”.

Prmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama shkuan se është i befasuar nga mungesa e deritanishme e reagimit të BE-së dhe se shpreson që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt.Kanë kaluar tre ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt”, shkruan Rama.

Dodik deklaroi tre ditë më parë se Serbia e shekullit të ri do të jetë një shtet që do të përfshijë territoret e Bosnjes dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments