7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMali i Zi me qeveri të re! Zv/kryeministri dhe tre dikastere do...

Mali i Zi me qeveri të re! Zv/kryeministri dhe tre dikastere do drejtohen nga shqiptarë

Shqiptarët janë garanci për qëndrimin e Malit të Zi, pro Bashkimit Europian.

Pas 5 muajsh negociata dhe mosmarrëveshje politike, ata u bënë faktor kyç për ndërtimin e qeverisë së re. Deputetët shqiptarë, jo vetëm qe do të jenë pjesë e rëndësishme e kabinetit qeveritar por ata vendosën edhe kushte.

Në këtë mënyrë, partia e kryeministrit Millojko Spajiç, është detyruar të ndryshojë krejtësisht kurs politik dhe nga qëndrime proserbe dhe proruse, tani e detyruar, do të duhet të vazhdojë rrugën e integrimit në Bashkimin Europian, të mbështesë Kosovën dhe Ukrainën, si dhe të votojë çdo vendim të Bashkimit Europian kundrejt Rusisë.

Në qeverinë e re, për herë të parë shqiptarët do të kenë një zëvendëskryeministër të dalë nga partitë nacionale që përfaqësojnë direkt ata, dhe ai do të jetë Nik Gjeloshaj.

Përveç postit të zëvendëskryeministrit ai do të jetë edhe Ministër i Ekonomisë, Marash Dukaj do të vazhdojë detyrën si Ministër i Administratës Publike ndërsa deputeti tjetër shqiptar, Fatmir Gjekaj, do të jete Ministër i Pakicave.

Deputeti, Nikollë Camaj, thotë se shqiptarët po e mbajnë Malin e Zi në rrugën Europiane dhe ne momentin e parë që qeveria do të tentojë cenimin e kushteve të vendosura, atëherë ata do ta rrezojnë.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments