Pas informacionit të publikuar dy ditë më parë se ambasadorja amerikane Agella Ageler ka vizituar Gjykatën Supreme me kërkesë të gjyqtarëve të cilët ishin nën presion të ashpër të pushtetit dhe kërkonin mbrojtje nga revanshizmi politik, Sitel ka kërkuar dhe ka marrë deklaratë nga ambasadorja Ageler. Në tekstin e shkruar ajo thotë:
Ishte kënaqësi të takohesha me Kryetarin e Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarë të tjerë dhe të dëgjoja vërejtjet dhe shqetësimet e tyre. Gjyqtarët në çdo gjykatë dhe në çdo vend duhet të marrin vendime të bazuara në ligj dhe pa ndërhyrje.
Ndërhyrja e personave privatë apo zyrtarëve publikë në proceset gjyqësore nuk duhet të tolerohet nga ata në gjyqësor, nga qeveria apo nga njerëzit e këtij vendi. Ndikimi i jashtëm minon besimin e publikut në institucionet dhe zyrtarët maqedonas. Drejtësia duhet të jetë transparente – qytetarët e këtij vendi nuk meritojnë asgjë më pak, thuhet në përgjigjen e ambasadores Angela Ageler.