Burime për Klan News bëjnë me dije se Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste do të mbahet javën e parë të Dhjetorit.
Pak më herët, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së të drejtuar nga vetë kryeministri, socialistët vendosën për shtyrjen e këtij Kongresi, i cili ishte parashikuar për t’u mbajtur më 4 Nëntor.
Kryeministri Rama që ka drejtuar mbledhjen e grupit parlamentar, këtë të hënë ju ka kërkuar deputetëve që të gjithë fokusin e këtij muaji të vendosin vetëm tek projektbuxheti i 2024, por dhe ndryshimet që ju bënë buxhetit të këtij viti. Ndërkohë, lidhur me situatën bllokuese që opozita paralajmëron se do të vijojë dhe në seancat e kësaj jave, Rama, mësohet t’ju ketë thënë deputetëve se do të marrin qëndrime të unifikuara në bazë të reagimit që do të kenë demokratët./tvklan.al