I pyetur nga TV21 se pse Maqedonia e Veriut abstenoi gjatë votimit të rezolutës për armëpushim humanitar në Gazë, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se kjo u bë për shkak se në rezolutë nuk ishte përfshirë sulmi i Hamasit që u bë me 7 tetor. Kryeministri tha se ambasadori ynë në OKB, Lubomir Fërçkovski është në koordinim me ekzekutivin.
“Vendosëm të votojmë të përmbajtur sepse rezoluta nga njëra anë i adreson çështjet humanitare me çka pajtohemi dhe i mbështesim por mungesa e përmendjes së asaj që Hamasi e bëri më 7 tetor nuk lë mundësi për qasje ndryshe në votim. Për çdo rast, duhet të vazhdojnë aktivitetet e Bashkimit Ndërkombëtar në sigurimin e paqes afatgjate dhe stabilitet në lindjen e afërt. Ambasadori Fërçkovski normalisht se qëndrimin e ka marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme, institucion i cili është pjesë e Qeverisë dhe bëhet fjalë për qëndrim tonin të cilin tani po e tregoj”, tha Kovaçevski./tv21.tv