Prokuroria Themelore Publike (PTHP) njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit, nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Policisë Financiare dhe MPB-së, në disa lokacione në Negotinë, Kavadar, Manastir dhe Ohër janë kryer bastisje dhe arrestime të personave të dyshuar.“Aksioni është rezultat i një procedimi disa mujor para hetimor, me emrin e koduar “Zinxhiri”, për krime financiare, qarkullimit ditor, të cilin prokuroria e ka zhvilluar me Drejtorinë e Policisë Financiare dhe hetues të Qendrës Hetimore pranë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”, njoftojnë nga Prokuroria.