6 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami flet për tenderin e stadiumit / Ballistët ironizojnë: Po festojmë...

Bilall Kasami flet për tenderin e stadiumit / Ballistët ironizojnë: Po festojmë 7 vjetorin e premtimit

Ky është reagimi i tifo grupit të Shkëndisë “Ballistët”, të cilët shprehen skeptik se së shpejti Tetova dhe ekipi tyre i zemrës do të bëhet me stadium siç i ka hije.

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami edhe sot premtoi se brenda 10 ditësh do të shpallet tenderi për rikonstruimin e stadiumit të qytetit.

“Unë besoj se jo më shumë se 10 ditë do të behët shpallja, pra për momentin para masën e kemi, projektin ideor e kemi. Dhe njëherë e them brenda 10 ditësh do behët shpallja e tenderit.”

Por Kasami disa herë ka dhënë premtime të ngjajshme, duke dhënë afate të cilat tashmë janë shkelur.

“….Unë pres që në bazë të dinamikave që i kemi caktuar me përfaqësues të klubit Shkëndija, diku ka vjeshta të nisin punimet”, u shpreh Kasami më 20.05.2023.

“…pritet që brenda muajve të kemi një marrëveshje përfundimtare dhe punët të fillojnë brenda vitit”, tha Kasami më datë 02.02. 2023.

“Jemi në koordinim që ato punë të bëhen dhe kam një bindje që brenda 2022 do të nis meremetimi i stadiumit”, premtoi Kasami më datë 18.01.2022.

“…Besoj se deri në fund të vitit do të kemi një marrëveshje përfundimtare“, premtoi Kasami më 11.11.2022.

Ndryshe stadiumi i Shkëndisë është në gjendje të mjerueshme dhe nuk plotëson asnjë kriter të UEFA-së. Skuadra që është simbol i qytetit me një tifozëri të flaktë, ndeshjen europiane detyrohet t’i zhvillojë në Shkup.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments