10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRMV / Nga sot filloi vaksinimi falas kundër gripit sezonal

RMV / Nga sot filloi vaksinimi falas kundër gripit sezonal

Nga dita e sotme filloi vaksinimi falas kundër gripit sezonal për qytetarët. Nga ora 8 e mëngjesit janë hapur punktet e vaksinimit ndërsa vetëm në poliklinikën në Bitpazar janë vaksinuar mbi 70 qytetarë kundër gripit sezonal. Sipas mjekëve ka interesim për vaksinim dhe qytetaret që deri tani kanë pranuar vaksinën janë të moshës mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike.

“Nga dita e sotme në Poliklinikën e Bit Pazarit, në Poliklinikën e Idadisë filluan nga ora 8:00 deri në orën 19:00 ndërsa në Poliklinikën Bukuresht do të jetë ndërrimi i dytë prej orës 14:00 deri në orën 19:00 flasim për shtëpinë e Shëndetit Shkup. Interesimi është i madh deri tani kemi 70 persona”, deklaroi Burak Shabani, Shtëpia e Shëndetit Publik – Bit Pazar.

Disa nga qytetaret e anketuar për Alsat u shprehen së edhe pse këto vaksina janë falas nuk do të vaksinoheshin pasi sipas tyre ose nuk janë të informuar mjaftueshëm ose kanë humbur besimi tek institucionet shëndetësorë në vend.

“Nuk jam i vaksinuar as për Covidin e as për gripin sezonal, por si të ketë nevojë do të vaksinohem. Nuk jam i informuar për vaksinimin falas, skam informata nga të marr, unë jam i pensionuar dhe facebook nuk përdori.”
“Nuk jam vaksinuar kurrë, jam mirë dhe nuk ju besoj, por më shumë është mosbesimi në kohen e tanishme, e dimë çka ndodhi në kohen e koronës, ajo ishte një lojë na vaksinuan dhe na mbyllen për çështje gripi dhe nuk kam besim”.

“A do të vaksinoheshe për gripin sezonal? Jo nuk do të vaksinohesha, Përse? Kam frikë sepse nuk e dijë çfarë vaksine është, nuk dijë çfarë do me japin. A nuk keni besim? Jo”.

Ndërkohë qytetarët nga grupet e rrezikut që janë regjistruar për vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk do të marrin njoftim për datën, kohën dhe vendin e saktë të vaksinimit.

Vaksinimi falas do të mbulojë grupet e të moshuarve mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit e kujdesit shëndetësor, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se vaksinimi kundër gripit sezonal ka filluar nga dita e sotme dhe në total në vendin tonë kanë mbërritur 60 mijë doza, të katër llojeve të vaksinave kundër gripit sezonal, të destinuara për vaksinim falas. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments