7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFatmir Bytyqi: Ndarjet brenda shoqërisë janë pengesa më e madhe për përparimin...

Fatmir Bytyqi: Ndarjet brenda shoqërisë janë pengesa më e madhe për përparimin e Maqedonisë

Zv. kryeministri Fatmir Bytyqi thotë se ndarjet brenda shoqërisë në vend janë pengesa më e madhe për përparimin e vendit.

“Bashkimi është mesazhi kyç që na ka lënë si trashëgimi lufta revolucionare maqedonase. Mesazhi i bashkimit është theksuar veçanërisht në manifestin e Krushevës. Aty, me thirrjen fqinjëve dhe miqve pa dallim besimi, bindjeje dhe kombësie, në fakt inkorporohet vizioni për Maqedoninë. Ai mesazh me dëshirën për një jetë më të mirë është një udhërrëfyes i shenjtë nga i cili udhëhiqemi deri më sot”, tha zv. kryeministri Fatmir Bytyqi, me rastin e 23 tetorit, Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

Bytyqi kërkon bashkim të shoqërisë në vend për integrimin e vendit në BE.

“Ndarjet janë pengesa më e madhe për përparimin e vendit. Le të ndalojmë ndarjet. Të bashkohemi brenda, të pajtohemi me fqinjët tanë për ribashkim me familjen evropiane”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments