9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Lëvizja për braktisjen e fesë islame” në Deçan, reagon BIK: Po sulmohet...

“Lëvizja për braktisjen e fesë islame” në Deçan, reagon BIK: Po sulmohet Islami – ka elemente përçarëse

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan ka reaguar lidhur me formimin e “Lëvizjes për braktisjen e fesë islame”.

Në një reagim të publikuar në “Facebook”, KBI në Deçan ka shprehur indinjatën lidhur me formimin e kësaj lëvizje, derisa thekson se kjo lëvizje nuk ka qëllime të mira dhe se “aty vërehen elemente përçarëse dhe nxitje të urrejtjes ndërfetare”.

“Ju kujtojmë se populli ynë me besimin islam, dhe besimet e tjera, ka ditur të ruajë dhe kultivojë paqen dhe tolerancën ndër-fetare, fakt i çmuar shumë përgjatë historisë sonë. Mbështetur në këtë fakt, lëvizjet e tilla kanë tendenca qëllimkëqija dhe atakojnë atmosferën e shkëlqyeshme të  ndërtuar me shekuj tek ne, sepse me këtë, veçanërisht sulmohet Islami”, thuhet në reagimin e KBI-së në Deçan.

KBI në Deçan u ka bërë thirrje qytetarëve “që mos të bien pre e manipulimeve të tilla, e as përçarjeve të tilla”.

Për formimin e kësaj lëvizje kishte reaguar edhe Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan.

Historianët kanë akuzuar atë për propagandë fetare dhe nxitje të urrejtjes, duke theksuar se e drejta e besimit fetar është e drejtë personale dhe pa imponime.

Ndryshe gjatë ditës së premte në Komunën e Deçanit është formuar këshilli iniciues për formimin e të ashtuquajturës “Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame”, me moton “Të jemi vetëm shqiptar”. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments