7 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHoxha mbledh Kuvendin Qendror, a bëhet PDE pjesë e Qeverisë!?

Hoxha mbledh Kuvendin Qendror, a bëhet PDE pjesë e Qeverisë!?

Partia Demokratike Evropiane sonte ka mbajtur mbledhjen e parë të Kuvendit Qendror të partisë. Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale vetë kreu i kësaj partie Arjanit Hoxha.

“Takimi i parë i Këshillit Qendror të Partisë Demokratike Evropiane!
Në këtë mbledhje diskutuam për metodologjinë e zgjedhjes së kordinatorëve të Këshillave Komunale si dhe antarëve të Këshillit kordinues si organ i përkohshëm që do shërben për organizimin strukturor të partisë” ka shkruar Hoxha në faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook.

Nga burime brenda PDE portali monitor.mk mëson se në mbledhje ështe diskutuar edhe mundësinë që PDE të bëhet pjesë e Qeverisë dhe në zgjedhjet e ardhëshme të garon në lista të përbashkëta me partitë që do formojnë Frontin Evropian.
Sipas po të njejtave burime mësohet se PDE pritet të merr disa drejtori të rëndësishme dhe pozicion në ekzekutiv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments