Ministria për Punë të Brendshme njofton se pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, sot (20.10.2023) zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Sektori për trafikim të paligjshëm të drogave, armëve dhe substancave të rrezikshme në koordinim me punonjësit e Policisë, kanë bastisur një shtëpi dhe lokale të tjera në pronësi të S.Z. në fshatin Llaskarcë të Komunës së Sarajit
Sipas MPB-së gjatë kontrollit pranë një objekti ndihmës të përdorur u gjetën një pistoletë e konvertuar, dy korniza bosh për automatik dhe 16 fishekë.
“Gjithashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë e personit të lartpërmendur u gjetën tre armë dhe një pushkë gjuetie. S.Z është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.