9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKovaçevski: Zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt, për datën do...

Kovaçevski: Zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt, për datën do të ketë marrëveshje

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i porositi sot liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski se zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të mbahen në terminin e rregullt, por la hapësirë ​​edhe për marrëveshje me opozitën për datën e saktë. Kjo është përgjigja e Kovaçevskit ndaj kërkesës së djeshme të Hristijan Mickoskit që raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mbahen të mërkurën, më 8 maj 2024.

“Do të kemi zgjedhje të rregullta, opozita në disa raste ka pohuar se do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe tani të thotë se do të ketë zgjedhje të rregullta, kështu që kjo çështje është zgjidhur shumë kohë më parë”, tha Kovaçevski sot në pyetjet e gazetarëve.

Kryeministri thotë se afati i mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta presidenciale, si dhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare, duhet të jetë objekt diskutimi mes të gjitha palëve, duke theksuar edhe afatet ligjore që duhet të respektohen.

“Për datën e zgjedhjeve tashmë është temë e diskutimit mes të gjitha partive politike, e jo mes dy partive politike”, tha Kovaçevski.

Ai shton se VMRO-DPMNE nuk ka marrë pjesë në grupin punues për ndryshime në Kodin Zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-it. Kryeministri shpreson që të krijohet dhe të gjithë të jenë në të njëjtin nivel informimi. Data ende nuk është përcaktuar, tha Kovaçevski.

“Kur të harmonizohen të gjitha pikëpamjet, atëherë publiku mund të informohet. Deri atëherë çdo gjë është në nivel të dëshirave, në nivel të spekulimit dhe asnjëherë nuk komunikoj as në nivel të dëshirave, as në nivel të spekulimit”, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Kujtojmë se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski deklaroi dje se 8 maji është termini i mundshëm kur do të mbaheshin rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe rreth i i parë i zgjedhjeve parlamentare.

“Edhe në të kaluarën kemi pasur praktikë të tillë. Kështu ishte në zgjedhjet e fundit më 15 korrik të vitit 2020. Për këtë themi se 8 maji është përsëri termin i mundshëm kur do të mbahej rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale bashkë me ato parlamentare. Do të kishte 72 orë për afate për ankesa, për vendime dhe të kapet afati i 12 majit që të mundet presidenti i ri tashmë të inaugurohet”, tha Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve dje në Gjevgjeli.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, më 5 tetor i është përgjigjur kërkesës së liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, në lidhje me takimin e liderëve rreth zgjedhjeve. Ai nuk i ka mohuar takimet në lidhje me zgjedhjet, por ka vlerësuar që ndryshimet kushtetuese për momentin janë më të rëndësishme.

Më 4 tetor kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski i bëri thirrje kryeministrit dhe lider i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski të thërrasë takim të liderëve, në të cilin, siç thotë, do të bisedohet për procesin zgjedhor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments