Kryeministri Dimitar Kovaçevski konsideron se vendi ynë aktualisht është lider në integrimet europiane. Kovaçevski tha se shpreson që të kalojnë ndryshimet kushtetuese, në mënyrë që vendi të vazhdojë të mbajë këtë pozicion, në të kundërtën, sipas tij, RMV-ja do të mbetet me grupin e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, që Kovaçevski i vlerëson si shtete nën nivelin e Maqedonisë së Veriut.