Izraeli po mban një konferencë në lidhje me sulmin në një spital në Gaza, duke thënë se shpërthimi u shkaktua nga raketat palestineze të lëshuara nga varrezat.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Hagari tha se ushtria izraelite ka arritur në përfundimin se grupi i Xhihadit Islamik ishte përgjegjës për shpërthimin në spitalin Al Ahli.
Ai theksoi se një breshëri raketash u lëshuan nga Hamasi drejt Izraelit në orën 18:15 me orën lokale të marten, përpara shpërthimit në spital. Më pas, në orën 18:59, sipas tij një breshëri prej rreth 10 raketash u hodh nga Xhihadi Islamik nga një varrezë aty pranë.
IDF pretendon se ka përgjuar një telefonatë me palestinezët që diskutojnë dështimin e lëshimit.
“IDF vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Si përfundim, ky incident tregon se si akuzat në këtë rast pretendimet e rreme dhe të pabaza të bëra nga terroristët kundër Izraelit mund të përhapen dhe të ndezin tensionin në rajon,” tha ai.