7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBFI-ja e shqetësuar për sulmet në Gaza, kërkon të ndalen luftimet

BFI-ja e shqetësuar për sulmet në Gaza, kërkon të ndalen luftimet

Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka dalë me një reagim në rrjetet sociale ku thotë se po ndjek me shqetësim konfliktin mes izraelitëve dhe palestinezëve në rripin e Gazës. BFI-ja dënon ashpër aktet e dhunës dhe kërkon sa më shpejt të ndalen luftimet dhe menjëherë të mundësohet paqja, ku të krijohen kushte për zgjidhje të këtij problemi që zgjat me dekada. Po ashtu, nga BFI-ja iu bëjnë apel ndërkombëtarëve të veprojnë sa më parë për zgjidhjen e këtij konflikti për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzorë.

Reagimi i plotë i BFI-së:

Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë Veriore me shqetsim të thellë po ndjekë zhvillimet në rripin e Gazës përkatësisht konfliktin në mes të Izraelitëve si dhe Palestinezëve.

Ajo që kemi parë deri më tani përshkallzimi i situatës së sigurisë në një konflikt të rëndë ka marrë shumë jetra njerzore në të dyja palët.

BFI, dënon ashper aktet e dhunës, ngase me dhunë nuk sjell asnjë lloj zgjidhje, por vetëm thellohet ndarja dhe konfliktiti vetem sa shkon e rritet dhe poashtu rritet edhe numri i viktimave.

BFI është e përcaktuar të zbatoj normat fetare islame, norma të cilat ka përqfuar e gjithë bota muslimane, këta norma kuranore kanë përcaktuar paqën, tolerancën dhe mirkuptimin si vlera sublime të popujve musliman.

Ne si BFI duke pasur në konsideratë udhëzimet dhe normat islame për paqe dhe komunikim e dialog, kërkojmë sa më shpejt të ndalet luftimët dhe menjëher të mundësohet paqja, dhe njëherësh të krijohen kushte për zgjidhjes të këtij problemi i cili ka zgjatur me dekada. Ne si BFI jemi të bindur se bisedimet dhe dialogu janë e vetmja zgjidhje, madje ne besojm fort se nga dialogu konstruktivë do të arrihet edhe zgjidhje e drejtë.

Ne si BFI e RMV apelojmë te të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë, të ushtrojnë marrëdhënjet e tyre me këto dy vende për ndalur këtë konflikt të trishtueshëm ku kanë humbur jetën: fëmijë, pleq, e njerz të pafajshëm. Poashtu ne mendojmë se mëta zhvillime do të destabilizon rajonin dhe poashtu do të shtohen edhe më shumë problemet.

Andaj, ndalimi i konfliktit është e patjetërsueshme që do të sjellë paqën e përhershme e të drejt, gjithashtu do të sjellē perspektive të shëndoshë nē ardhmëri për të dyja palet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments