12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeputeti gjernan,Reinhard Butikofer : Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit

Deputeti gjernan,Reinhard Butikofer : Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit

Deputetit gjerman, Reinhard Butikofer, e ka kritikuar qëndrimin në Kinë i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në një kohë kur në Tiranë u mbajt samiti i Procesit të Berlinit. Sipas tij, me veprime të tilla, Vuçiqi po ia tregon gishtin e mesit Bashkimit Evropian.

Deputeti gjerman ka vlerësuar si të gabuara të gjitha këto veprime të Vuçiqit, përfshirë edhe aneksin e marrëveshjes së Brukselit, që, sipas kryeministrit Kurti, kryeministrja serbe Ana Bernabiq refuzoi ta nënshkruante.

“Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit: Vuçiq preferon të shkojë në Pekin; kryeministrja serbe refuzon t’i bashkohet fotos familjare, sepse refuzon të respektojë flamurin e Kosovës; dhe, natyrisht, ata nuk duan të nënshkruajnë një marrëveshje, të cilës nuk kanë ndërmend t’i përmbahen. Gjeni gabimin”, ka shkruar ai nw platformën ‘X’.

Lëvizjet e fundit të Vuçiqit, i ka kritikuar edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Vuçiq nga Kina pati kritika të shumta për Kosovën, derisa tregoi për bisedat që i zhvilloi atje, ndër të tjera edhe me Vladimir Putinin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments