-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDrejtori i PNMSH, Ibrahim Deari: Komuna e Tetovës po shkatëron Malin Sharr...

Drejtori i PNMSH, Ibrahim Deari: Komuna e Tetovës po shkatëron Malin Sharr me hedhjen e mbeturinave inerte

Drejtori i parkut Nacional “Mali Sharr”, Ibrahim Deari përmes një press konference të mbajtur sot ka akuzuar komunën e Tetovës se po e shkatëron Malin Sharr duke hedhur mbejtet urbane gjithandej në pjesën e Malit Sharr edhe pse vetë eksponent të komunës së Tetovës para disa dite kanë kërkuar nga qytetarët që të mos hedhin mbeturina ndërsa të njejtën po e bëjnë vetë në saje të rekonstruimit të rrugës në Kodrën e Diellit.

Deari ka kërkuar komunës së Tetovës që sa më shpejtë të jetë e mundur të largojnë këtë deponi që e kanë shkaktuar dhe e njejta të transferohet në një vend adekuat. Deari më tej shton se rojet e parkut nacional e kanë video dokumentuar rastin dhe i njejti u është dorëzuar organeve kompetente.

Drejtori i parkut nacional Ibrahim Deari ka kërkuar nga banorët që të mos e ndjekin shembulin e komunës së Tetovës për të hedhur edhe ata mbetjet urbane gjithëandej në hapsirat publike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments