5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKovaçevski në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë

Kovaçevski në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë

Arritjet në kuadër të Procesit të Berlinit dhe ndikimi i nismës në bashkëpunimin rajonal, rëndësia e saj në rrumbullakimin e integrimeve evropiane, si dhe marrëdhëniet dypalëshe, do të jenë në fokus të Samitit të liderëve të Procesit të Berlinit që mbahet sot në Tiranë, ku marrin pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Në Samitin është paralajmëruar prania e kancelarit gjerman Olaf Sholc, kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, kryetarit të Këshillit Evropian, Sharll Mishel, Komisionerit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheji, liderëve të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe anëtare të BE-së – Austria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Holanda, Sllovenia, por edhe përfaqësues të lartë të CEFTA-s, OECD-së, Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Bankës Botërore, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka e Investimeve.

Në kuadër të Samitit do të mbahen sesione pune në të cilat në nivelin më të lartë do të diskutohet në tema që kanë të bëjnë me integrimin e rajonit në tregun e përbashkët dhe përmirësimin e konvergjencës me BE-në, si dhe mbështetjen e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në vendet e Ballkani Perëndimor. Pritet të diskutohet për arritjet në kuadër të procesit të Berlinit dhe ndikimin e nismës në bashkëpunimin rajonal, rëndësinë e saj në rrumbullakimin e integrimit evropian, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Në Samit është planifikuar miratimi i disa dokumenteve dhe konkluzioneve, si dhe nënshkrimi i një Marrëveshjeje për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermiereve, kirurgëve veterinar, akushereve dhe farmacistëve nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe vazhdimi i Marrëveshjes së nënshkruar në Samitin e vitit të kaluar të procesit të Berlinit që njeh kualifikimet profesionale të mjekëve të mjekësisë, mjekëve të mjekësisë dentare dhe arkitektëve.

Siç kumtoi Komisioni Evropian, Samiti do të jetë një mundësi për përfaqësuesit e BE-së që të bisedojnë me liderët rajonalë për Planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili aktualisht po përgatitet nga KE dhe i cili synon që nga tani t’u mundësojë qytetarëve të vendeve të rajonit t’i ndjejnë përfitimet e anëtarësimit në Union, siç jnaë qasja në tregun e përbashkët evropian, bashkëpunimi ekonomik rajonal, përshpejtimi i reformave themelore dhe rritja e mbështetjes financiare.

Plani i rritjes do të plotësojë mbështetjen për vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë të siguruar në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve të BE-së prej 30 miliardë eurosh, tëvnisur në vitin 2020, i cili deri më tani ka mobilizuar 16 miliardë euro investime për projekte kryesore në rajon.

Gjatë Samitit është parashikuar kryeministri Kovaçevski të zhvillojë takime me kancelarin Sholc, me komisionerin evropian Varheji, si dhe me kryetaren e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odil Reno-Baso dhe nënkryetarin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, Antonela Basani.

Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare, vendeve anëtare të BE-së të përfshira në proces – Gjermania, Franca, Austria, Bullgaria, Kroacia, Italia, Sllovenia, Greqia dhe Polonia, si dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments