2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomunat që kanë dhënë më së shumti leje ndërtimi në Maqedoninë e...

Komunat që kanë dhënë më së shumti leje ndërtimi në Maqedoninë e Veriut për muajin gusht 2023? Prin Tetova nën Bilall Kasamin

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht janë dhënë 344 leje ndërtimi, vlera e të cilëve arrin 114 milionë euro.

“Gjatë muajit gusht të vitit 2023 janë dhënë 344 leje ndërtimi, që është për 9.0 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 7 038 158 mijë denarë, që është për 23.7 % më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Më së shumti leje janë dhënë në Tetovë (60), Shtip (60), Kavadarci (16), Manastir (15), Strumica (15), Bogovina (14), Qendra (14), etj.

“Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 157 (45.6 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 121 (35.2 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 66 (19.2 %) objektet për rikonstruim”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Ndryshe, Kodra e Diellit, konkretisht lagja e vikend shtëpizave është e mbushur me ndërtime pa leje. Sipas të dhënave nga Komuna e Tetovës numri i ndërtimeve pa leje në këtë lokacion është 116. Inspektorati Komunal akuzon organet e pushtetit qendror se u bëjnë pengesa në këtë drejtim, por këta të fundit mohojnë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments