Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thumbuar Faton Bislimin, ish-anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili më parë ka shkruar për lobimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Arifi në një postim në Facebook shkruan se gjatë vizitës në SHBA nuk e gjetën as Bislimin, e as kompaninë e tij që merren me lobim.
Kryetari i Preshevës në këtë video të publikuar në Facebook drejton akuza të rënda në drejtim të Bislimit.