10.5 C
Tetovo
E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeHapet tenderi 35 milionë € për rrugën Prizren-Tetovë

Hapet tenderi 35 milionë € për rrugën Prizren-Tetovë

Ministria e Infrastrukturës ka shpallur sot njoftimin për kontratë për ndërtimin e projektit rrugor në segmentin Prizren-Tetovë.

Vlera e parashikuar e projektit është 35 milionë euro, bazuar në dosjen e tenderit të publikuar në platformën shtetërore të prokurimit publik.

Kompanitë e interesuara për tenderin mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 22 nëntor të këtij viti.

Hapja e tenderit është bërë një ditë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpronësimit e parcelave që prekin trasenë e projektit.

/Shqip.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments