6.3 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeDo të sanksionohet polici nga Maqedonia për publikimet në rrjetet sociale! MPB:...

Do të sanksionohet polici nga Maqedonia për publikimet në rrjetet sociale! MPB: Solidarizohemi me popullin izraelit

Ministria Punëve të Brendshme njofton se Departamenti për Kontroll të Brendshme, hetime kriminele dhe standarde profesionale tashmë po vepron ndaj rastit të policit A.S. dhe publikimet e tij në rrjetet sociale, respektivisht Facebook, në lidhje me sulmin e HAMAS në Izrael, përcjell TV21.

“Ndaj tij do të fillojë procedura disiplinore, përkatësisht do të pasojnë sanksionet përkatëse. Qëndrimi i MPB-së dhe i Qeverisë është i qartë dhe preciz. Ne dënojmë fuqishëm sulmet e grupit të Hamasit ndaj Izraelit dhe qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit. Ne apelojmë për zgjidhje përmes dialogut. Bota ka nevojë për paqe”, thonë nga MPB./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments