Konfirmimi për pjesëmarrjen e Kurtit në Samit vjen në një kohë marrëdhënia e tij me kreun qeverisë, Edi Rama është e tensionuar.
Rama shkoi më 06 korrik në Prishtinë si përgatitje për takimin e Procesit të Berlinit, por ai nuk u prit nga homologu Albin Kurti.
Gjatë vizitës atje ai takoi Presidenten, Vjosa Osmani, dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, por jo kryeministrin e Kosovës.
Pavarësisht kërkesës së Edi Ramës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk pranoi ta presë në një takim të veçantë.
Ai u shpreh se nuk e shikonte të arsyeshëm një takim të tillë pa mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive e cila ishte organizuar në Gjakovë në datën 14 qershor, por që u anulua një ditë para se të niste punimet në muajin qershor nga kryeministri Edi Rama.
