9.2 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeEdhe 10 shtetas tanë nisen drejt Maqedonisë! MPJ: Në Rripin e Gazës...

Edhe 10 shtetas tanë nisen drejt Maqedonisë! MPJ: Në Rripin e Gazës ka 2 shtetasë tanë, ambasada në Egjipt është angazhuar për largimin e tyre

Edhe 10 shtetas të Maqedonisë së Veriut që po qëndronin në Izrael, janë nisur drejt vendlindjes, përcjell TV21. Nga MPJ theksojnë se deri më tani rreth 30 shtetas tanë janë larguar nga Izraeli, ndërsa pohojnë se gjithsej rreth 200 shtetas kanë kërkuar ndihmë. Nga MPJ deklarojnë se me shumicën prej shtetasve tanë janë në kontakt të vazhdueshëm.

“Ju informojmë se nëpërmjet kanaleve të ndryshme të transportit, edhe dhjetë shtetas tanë të tjerë janë larguar nga Izraeli, respektivisht: katër me avion për në Athinë, pesë për në Podgoricë dhe një person me fluturim për në Stamboll; së bashku me ata që e kanë bërë më parë këtë, numri i përgjithshëm për dy ditët e fundit ka kaluar 30 shtetas tanë që janë larguar nga Izraeli. Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, në koordinim të ngushtë me shtabin e krizës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, punon në mënyrë aktive për kthimin e 100 qytetarëve tanë të tjerë, të cilët kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli dhe të cilët kryesisht ndodhen në vende të sigurta. Një pjesë e tyre tashmë kanë siguruar bileta përmes fluturimeve të rregullta që janë aktive përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tel Avivit i cili është në funksion të plotë. Disa prej tyre ndodheshin në zona të prekura nga dhuna dhe konsiderohen të pasigurta, për të cilat tashmë është siguruar transporti i brendshëm nëpër territor të Izraelit për t’i transferuar në një vend të sigurt, nga ku mund të dërgohen në shtëpi. Mes tyre janë dy shtetas tanë në Rripin e Gazës, për nxjerrjen e të cilëve është ngarkuar Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kajro, e cila është në komunikim të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Egjiptit”, thonë nga MPJ.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments