Deputeti Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët në Komisonin e Cështejeve Europiane sot tha se opozita me qëllim po manipulon me ligjin për lojrat e fatit, duke bërë teatër para qytetarëve teksa nuk miraton ligjin i cili do të rregullonte tregun e kësaj veprimtarie në vendin tonë.
Politikat e opozitës, Snopçe i quan si dyftyrëshe dhe aspak qëllim mira.
“ Më 20 prill të vitit 2022, Aleanca për Shqiptarët ka propozuar ligjin për lojrat e fatit, ju e dini shumë mirë sepse ua përkujtoi dhe z.Arbër Ademi. Prej atëherë e deri më sot, ai ligj asnjëherë nuk është diskutuar, pse, sepse dikujt i konvenon situate aktuale me lojrat e fatit. Kam argumente për secilin koment të juajin! Dilni këtu në foltore na flisni për lojra të fatit online, jo BDI, jo ASH… hajde pra, votoni propozimin tonë dhe situate do të ndaloj këtu. Nuk do të ketë as lojra online e as pretentime te tjera, por mos dilni në foltore e të bëni politike dyftyrëshe dhe teatër para qyetetareve. Përkraheni ligjin për lojrat e fatit”, deklaroi Snopçe.