10.5 C
Tetovo
E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeEvakuimi i shqiptarëve nga Izraeli/ Mbërrin avioni i parë në Tiranë me...

Evakuimi i shqiptarëve nga Izraeli/ Mbërrin avioni i parë në Tiranë me 40 pasagjerë

Ka mbërritur sot në mbrëmje avioni i parë me shqiptarë, të cilët kanë kërkuar të evakuohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës me Palestinën.

Lajmin fillimisht e ka bërë të ditur gazetari i Top Channel, Muahmed Veliu, i cili raportoi se avioni i një kompanie shqiptare ka mbërritur paraditen e sotme në Izrael, ku dhe nisi udhëtimin drejt Tiranës në orën 16:00 nga aeroporti Tel Avivit “Ben Gurion”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme avioni “Air Albania” mbante gjithsej 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ambasada Shqiptare në Izrael. Avioni u ul në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” pak më parë.

Pasagjerët janë pritur dhe përshëndetur nga Ministri Igli Hasani.

Në njoftim ministria shton se në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që Ministria e Punëve të Jashtme është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për tu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

Në aeroport kishte të pranishme forca të shumta të policisë, të cilët nuk lejonin që askush të afrohej pranë të mbërriturve.

Ky evakuim i shtetasve shqiptarë ndodh në një kohë, kur shumë kompani fluturimi kanë nisur anulimet e fluturimeve drejt Izraelit apo nga aeroportet e këtij vendi.

Qeveria izraelite deri më tani ka konfirmuar se numri i të vrarëve nga sulmi i Hamasit dhe përleshjeve me militantët palestinezë, është rritur në 600.

Kabineti i sigurisë së Izraelit gjithashtu deklaroi zyrtarisht gjendje lufte. Ky njoftim vjen teksa për të dytën ditë me radhë forcat izraelite po përleshen me militantët e Hamasit në pjesën jugore të shtetit. Ndërkaq, zyrtarët shëndetësorë palestinezë kanë thënë se numri i viktimave në Gaza është 413. Ushtria izraelite deklaroi sot se synon të evakuojë të gjithë izraelitët që jetojnë afër Rripit të Gazës brenda 24 orëve, përderisa ka dislokuar mijëra luftëtarë për t’u përballur me militantët e Hamasit, që janë infiltruar brenda Izraelit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments