9.5 C
Tetovo
E mërkurë, 16 Prill, 2025
BallinaLajmeArrestohet kandidati për kryetar bashkie në Greqi

Arrestohet kandidati për kryetar bashkie në Greqi

Në Mesolongji kandidati Panajotis Kaculis harroi datën e takimit me zgjedhësit

Nje ngjarje e pazakontë ka ndodhur në prag të zgjedhjeve lokale të së dielës në Greqi ku në prangat e policisë ka rënë para votimeve kandidati për kryetar bashkie i Mesolongjit Panajotis Kaculis.

Kaculis u arrestua dhe u mbajt në paraburgim, menjëherë pas përfundimit të fjalimit të tij parazgjedhor që organizoi të mërkurën. Sipas informacioneve të MessolonghiNews, policët morën një denoncim nga rivalet e tij politike qe pretendonin se leja për miting parazgjedhor atij i ishte dhënë për ditën e enjte dhe jo për të mërkurën, kur ai organizoi takimin me mbështetësit.

Kandidati për kryetar bashkie në një mesazh në rrjetet sociale e konfirmoi ngjarjen madje foli për një arrestim të ligjshëm, por u hodh në sulm ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Ai ka thënë se nuk i ka lënë shije të mirë fakti se ky arrestim u bë vetëm tre ditë para zgjedhjeve në një bashki të cilës i është shkatërruar çdo sens legjitimiteti. Kaculis e mori përsipër fajin për parregullsinë që ndodhi, në lidhje me datën e zhvillimit të grumbullimit dhe përjashtoi çdo vërejtje ndaj forcave të policisë dhe drejtësisë.

Panajotis Kaculis ka qenë kryetar i kësaj bashkie në periudhën 2011-2014, si dhe ka mbajtur një sërë pozitash këshilluese në prefekturën e Mesologjit. Profesioni i tij aktual është profesor informatike në shkollën e mesme të zonës. 

Zgjedhjet vendore janë planifikuar të mbahen në Greqi më 8 tetor 2023 dhe, ku kërkohet një raund i dytë, më 15 tetor 2023. Votuesit do të zgjedhin përfaqësues në autoritetet vendore të vendit, të përbërë nga 13 rajone dhe 332 bashki.

Dilema themelore e ketyre zgjedhjeve lokale ne Greqi është nëse do të arrijë presidenti i sapozgjedhur i SYRIZA-s të thyejë dominimin ne pushtet te partise Demokracisë së Re te kryeministrit Kyrjakos Mitsotakis.

Klan News

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments