4.9 C
Tetovo
E mërkurë, 6 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGrubi: VMRO i ka dhënë monopol 15 vjeçar kompanive bullgare dhe serbe...

Grubi: VMRO i ka dhënë monopol 15 vjeçar kompanive bullgare dhe serbe për lojërat e fatit

“VMRO-DPMNE i dha monopol një kompanie për të organizuar lojëra fati për 15 vjet, tani shteti me 51% do t’i kontrollojë tri kompanitë për lojërat e fatit online dhe paratë nga taksat do të akumulohen në buxhetin e shtetit në vend që të shkojnë në ndonjë llogaritë jashtë vendit”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive – Artan Grubi në intervistë për TV Kanal5, transmeton Politiko.mk

Grubi mëtej potencoi se opozitarja VMRO-DPMNE gjatë qeverisjes së saj u ka dhënë monopol 15 vjeçar kompanive bullgare dhe serbe për lojërat e fatit.

Ai në intervistë ka përgënjeshtruar edhe akuzat e opozitës se janë paguar penale për kompaninë që ndërton projektin më të madh në vend, Korridorin 8 dhe 10D.

“Zero denarë janë paguar penalitete për BECHTEL-in dhe ENKA-n, ka pasur gënjeshtër dhe propagandë brutale për investimin më të madh dhe të gjitha për përfitime ditore politike”, potencoi Grubi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments