Deputeti i Bundestagut gjerman, Andreas Schwarz tha se ajo që po ndodh në kufirin Kosovë-Serbi ia kujton ngjarjet e vitit 2022 në kufirin Ukrainë-Rusi, para se të niste lufta.
Schwarz, në një postim në platformën “X” tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po përzihet në këtë.
“Ajo që po ndodh në kufirin me Kosovën ta kujton atë që ndodhi në vitin 2022 me Ukrainën. Putini sigurisht që përzihet në këtë. Serbia duhet të marrë qëndrime të qarta nga BE-ja. Tani ka diplomaci”, shkruan Schwarz.
Deputeti gjerman, Andreas Schwarz, me këtë rast ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ai njoftonte se kishte një telefonatë me këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan dhe i kishte kërkuar atij ndihmë për t’iu kundërvënë planeve ushtarake të Serbisë.