14.9 C
Tetovo
E shtunë, 10 Maj, 2025
BallinaLajmeKovaçevski priti në takim Zaevin

Kovaçevski priti në takim Zaevin

Kryetari i LSDM dhe kryeministër Dimitar Kovaçevski sot ka pritur në takim ish kryeministrin Zoran Zaev dhe siç thonë nga LSDM po përkushtohen për energji të plotë dhe fitore në rrugën europiane.

LSDM ka përvojë shumëvjeçare shtetërore dhe partiake, përkushtim dhe energji të plotë për të vazhduar me fitore dhe hap të shpejtë në rrugën evropiane.

Takimi i sotëm koordinues i ekipit strategjik është në këtë drejtim – të bëjmë gjithçka, për të mundësuar konsensus të plotë shtetëror dhe kombëtar për të përmbushur përcaktimin e shumicës dërrmuese të qytetarëve, për t’u bërë një shtet evropian me të drejta të plota deri në vitin 2030.

Rruga evropiane dhe anëtarësimi i plotë në BE është prioriteti më i lartë shtetëror dhe kombëtar. Ky është një moment kyç, ka të bëjë me të tashmen, stabilitetin dhe të ardhmen e sigurt të të gjithë qytetarëve tanë, për të ardhmen e brezave të ardhshëm.

Qytetarët meritojnë një cilësi evropiane të jetës dhe një standard jetese evropiane, në një shtet evropian, dhe kjo duhet të jetë vendlindja e tyre, atdheu i tyre, thuhet në njoftimin e LSDM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments