22.8 C
Tetovo
E enjte, 3 Tetor, 2024
BallinaLajme​Operohet me sukses polici i plagosur në veri të Kosovës

​Operohet me sukses polici i plagosur në veri të Kosovës

Polici i plagosur mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, Alban Rashiti, është operuar me sukses në Klinikën e Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku i është hequr predha nga krahasori i majtë.

Lajmi është dhënë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që postoi një foto me policin Rashiti.

“Operacioni i heqjes së predhës nga kraharori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit”, shkroi Kurti.

Polici i plagosur Alban Rashiti do të lëshohet sot nga spitali.Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa Alban Rashiti ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments